Meksika ka dërguar 15.000 policë dhe ushtarë në kufirin me SHBA në bazë të marrëveshjes bilaterale për pengimin e imigrimit ilegal, ka deklaruar ministri i mbrojtjes i Meksikës Luis Cresencio Sandoval. Sandoval ka thënë se 6.500 njerëz janë dërguar në kufi me Guatemalën, në mënyrë që të pengohet kalimi i disa mijëra migrantëve nga Amerika Qendrore. /Agjencitë/