close

MEKSIKË: RRITET NUMRI I VIKTIMAVE NGA TUBACIONI I GAZIT

Numri i viktimave nga shpërthimi i një tubacioni të gazit në Meksikë është rritur në 73, ndërkaq 74 persona të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ka ndodhur pas rrjedhjes së karburantit nga tubacioni i gazit.

Qindra persona, përfshirë fëmijë, kishin dalë në vendin ku kishte filluar rrjedhja e karburantit në mënyrë që ta vjedhin atë, pak para seITA të ndodhte shpërthimi.

Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës, Alejandro Gertz Manero tha se hetuesit janë duke hetuar se çfarë shkaktoi shpërthimin. Deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë ngjarje, ka njoftuar Manero. /Agjencitë/