Nëse pranon revashin do të fitojë 1.5 miliard dollar
Saul “Canelo” Alvarez, kampioni i dyfishtë i botës në boks, ka pësuar vetëm një humbje në karrierën e tij, atë ndaj Floyd Mayweather, sfidë e zhvilluar në vitin 2013. Boksieri meksikan ka tentuar disa herë që të zhvillojë revanshin ndaj Mayweather, por nuk ia ka dalë mbanë. Sot, Oscar De la Hoya, menaxheri i Alvarez, ka joshur boksierin e pamposhtur amerikan për të zhvilluar revanshin, duke thënë se kjo sfidë do të gjeneronte 1.5 miliard dollar fitim.
“Nëse Floyd Mayweather vendos të rikthehet në ring dhe të duelojë ndaj Canelo, atëherë kjo sfidë do të ofronte deri në 1.5 miliard dollar. Një fitim marramendës, ndaj Floyd ta mendojë një herë mirë këtë ofertë”, u shpreh De La Hoya, një ish-boksier.
Më tej, menaxheri i Canelo tha: “Ne mezi e presim këtë mundësi, që të kemi shansin të hakmerremi për atë humbje. Kjo është njëra anë e sfidës, ndërsa tjetra është fitimi i jashtëzakonshëm që të dy boksierët do të siguronim. Floyd do të vendoste një tjetër rekord, ndaj shpresoj që të ulemi në bisedime për këtë sfidë të madhe”.
Sfida e parë, zhvilluar në shtator të vitit 2013, ishte me 12 raunde dhe u fitua nga Floyd Mayweather me vendim shumice. /Agjencitë/