MEPJ: Nuk informacione për shqiptarë të përfshirë në aksidentin tragjik në Greqi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi mëngjesin e së martës se deri më tani nuk ka ende informacion për shqiptarë në radhët e viktimave apo të plagosurve si pasojë e aksidentit tragjik hekurudhor në Tempi.

Ministria e Jashtme informoi se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën në Athinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Selanik lidhur me aksidentin. Ndërkohë raportohet se përfaqësues të konsullatës kanë shkuar në vendngjarje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministrja Olta Xhaçka e cila u shpreh: Të trishtuar nga aksidenti tragjik që ndodhi në Tempe në Greqi nga përplasja e dy trenave. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre të këtij aksidenti vdekjeprurës. Shërim sa më të shpejtë të plagosurve!/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share