Ditëve në vijim pritet edhe Burhan Mustafov
Renova e Xhepçishtit mbrëmë ka arritur marrëveshje me dy futbollistë të ciëlt në pjesën pranverore do të jenë pjesë e këtij klubi. Bëhet fjalë për Ermedin Adem ish-futbollist i Shkupit i cili ka firmosur kontratë një vjeçare. Mesfushori 28 vjeçar ka luajtur ne ekipin e Milanos nga Kumanova, Makedonija Gj.P, Teteks dhe Shkup.
Ai në karrierën e tij si futbollist ka luajtur 142 ndeshje në ligën e parë duke shënuar 14 gola, ndërsa ka edhe dy ndeshje ndërkombëtare në Europa Ligë. Përforcimi tjetër vjenë nga Makedonija Gjorçe Petrov, Bojan Miovski futbollist me perspektiv që ka vetëm 19 vjet.
Edhe pse akoma nuk është zyrtare, por ekipi pritet t’i bashkëngjitet edhe Burhan Mustafov futbollist 24 vjeçar nga Pobeda e Prilepit, i cili ka luajtur në Pelister dhe në Teutën e Durrësit. /Agjencitë/