close

MERKATO: AGIMI KTHEHET NË VATRËN E VETË

Ibraimi do të mbaje fanellën kuqezi me numër 10


Agim Ibraimi pas plotë 13 viteve sërish kthehet në vatrën e vet te Shkëndija e Tetovës. Prezantimi i tij tek skuadra kuqezi u bë sot, ndërsa vet Agim Ibraimi konfirmoi se me kuqezinjt ka firmosur  kontratë 3 vjeçare. Pas firmosjes së kontratës me skuadrën e  Shkëndijës, ai u shprehë teper i kënaqur që përsëri kthehet në ekipin e tij të zemrës .

“Është moment që nuk përshkruhet më fjalë. Jam shumë i lumtur që jam sërisht këtu. Bëhet fjalë për klubin tim të zemrës dhe asnjëherë nuk kam dyshuar se një ditë do të kthehemKujtoj çastet e fëmijërisë te Shkëndija dhe ndjenjën kur jam ndarë me klubin dhe familjen në moshë shumë të re. Kjo ka bërë që çdo sukses që kam arritur në karrierën time me klubet ku kam luajtur të jem entuziast që ato gjëra t’i përjetoja me Shkëndijën, qoftë titujt apo sukseset në Kupat e Evropës. Shfrytëzoj rastin të falënderoj familjen Destani dhe kryetarin e klubit Visar Bexhetin të cilët ishin iniciatorë të kësaj marrëveshje. Përshëndes gjithë tifozët me ‘Ballistët në veçanti. Besoj të kemi shumë suksese së bashku.”

Agim Ibraimi gjatë karrierës së tij deri më tani ka luajtur në Austri, Turqi, Slloveni, Austri, Kazakistan dhe Itali me skuadra të ndryshme si: Red Bull,Maribori, Cagliari, Olimpija, Nafta, Eskisehirs por dhe Astana. Ibrimi ka përfaqësuar Maqedoninë në të gjitha grup-moshat, ndërsa nga debutimi i tij në vitin 2009 kundër Spanjës ka mbi 40 paraqitje për reprezentacionin A të vendit tonë. /Shaban Sinani/