close

MERKATO: ALBIAN AJETI PREZANTOHET TE WEST HAM

Futbollisti shqiptar i FC Basel, 22 vjeçari Albian Ajeti ka firmosur kontratë 4 vjeçare me skuadrën angleze West Ham United, me një mundësi për të zgjatur edhe për dy sezone të tjera.

Ajeti, i cili luajti ndeshjen e tij të fundit për kampionët e Kupës së Zvicrës në një fitore kualifikuese në Ligën e Kampionëve ndaj PSV javën e kaluar, ka shënuar më shumë se 40 gola gjatë tre sezoneve të kaluara dhe konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më premtues të futbollit evropian. “Jam shumë i entuziazmuar që jam këtu”, tha sulmuesi, i cili do të veshë fanellën me numër 27.

“Është kënaqësi për mua që jam këtu, në këtë klub të madh”. Pasi dëgjova për interesin e West Ham, nuk u desh të mendoja dy herë për të nënshkruar për një klub kaq të madh, tradicional në Premierligë. Kjo është një ditë e madhe për mua dhe familjen time”, tha Ajeti gjatë prezantimit. /Agjencitë/