Futbollisti argjentinas i repartit të mbrojtjes të Genoas, Cristian Romero pas Ramsey, Rabiot, Buffon dhe Demirel është lojtari i pestë që vinë te Juventusi, ndërsa në pritje marrëveshja finale për Matthijs de Ligt.
21-vjeçari do të firmosë kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2024, por sezonin 2019-20 do të rikthehet tek Genoa në formë huazimi. Romero ka arritur për teste mjekësore te Juventusi. Kartoni i argjentinasit do t’i kushtojë 20 milionë euro Juventusit. /Agjencitë/