Futbollisti i repartit të mbrojtjes holandezi 19 vjeçar Matthijs de Ligt pritet që më në fund nesër ta kompletoj transferimin e tij te skuadra e Juventusit.
Ai ka arritur marrëveshje personale me Zonjën e Vjetër dhe do të paguhet 8 milionë euro në sezon plus 4 milionë të tjera si bonuse.
Juventusi do t’i paguajë plotë 67 milionë euro Ajaxit për transferimin e De Ligt dhe 13 milionë të tjera si bonuse. De Ligt do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare. /Agjencitë/