Një mundësi që pak kush e kishte menduar po bëhet realitet. Ish- kapiteni i Bianconerëve, Gianluigi Buffon, për kontratën një vjeçare do të përfitojë rreth 1.5 milion euro me skuadrën kampione nga Serie A.
Romeo Agresti nga “Goal Italia” ka konfirmuar se palët kanë arritur marrëveshje për rikthimin e portierit në Torino, përcjell lajmi.net.
Buffon do të nënshkruajë për një sezon me Juventusin dhe do të përfitojë rreth 1.5 milion euro, plus bonuset. Ai pritet të luajë rolin e rezervistit të portierit Wojciech Szczesny. /Agjencitë/