close
Sport

MERKATO: GONZALO HIGUAIN HUAZOHET TE ÇELSI

Higuain 1

Pritet debutimi kundër Arsenalit të shtunën


Dy skuadrat gjigante të futbollit Çelsi dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për ta transferuar në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni sulmuesin Gonzalo Higuain.

Sipas ‘Evening Standard’, Çelsi ka rënë dakord për një marrëveshje natën e kaluar për Higuain dhe kanë kohë deri në mesditën të së premtes për të regjistruar atë në skuadrën e tyre, kështu që ai mund të përballet me Arsenalin. Argjentinasi deri në fund të sezonit do të qëndrojë në formë huazimi, me të drejt blerje për 36 milionë euro.

Gonzalo Higuain ka disa ditë që është pajtuar të transferohet te Çelsin, ndërsa mbetej vetëm marrëveshja me Juventusin. Marrëveshja thuhet se tani ka përfunduar, ndërsa ka mbetur vetëm kompletimi i dokumentave nga të trija palët. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia