close

MERKATO: LEONARDO PAREDES NË PSZH

23 VJEÇARI ME KONTRATË DERI MË 2023


Kampioni i Francës , Paris Sant Germain zyrtarizon blerjen e futbollistit argjentinas Leandro Paredes, i cili vjen nga Zeniti i kampionatit rus. Ai ka firmosur kontratë me  skuadrën franceze  deri në vitin 2023. Paredes testet mjekësore i ka kompletuar në spitalin, “Aspetar” në Doha të Katarit.

Parizienët për angazhimin e  këtj futbollisti kanë shpenzuar plot 47 milionë euro. 24-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Boca Junior, Chievos, Romës dhe Empolit. Prezantimi që zgjodhi PSG ishte i veçantë nëpërmjet një klipi ku bashkëkombësi i tij, Angel Di Maria, i uron mirëseardhjen.

Paredes kishte kaluar te Zeniti në verën e vitit 2017, ku kishte kontribuar me 10 gola dhe 15 asistime në 61 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.