close

MERKATO: MAXI GOMEZ TE VALENCIA

Valencia ka blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit Maxi Gomez nga Celta Vigo, duke firmosur deri në vitin 2024 me klauzolë 140 milionë euro. Në këtë operacion u përfshi edhe Santi Mina, i cili u rikthye tek Celta Vigo.  22-vjeçari ishte objektiv i Barcelonës, për të investuar tek ai, si pasuesi i ardhshëm i Luis Suarez, por uruguaiani mbeti thjesht një alternativë.

Maxi Gomez kërkohej edhe nga West Ham. Klubi anglez ishte gati të paguante klauzolën e tij prej 50 milionë euro, por kërkoi ta bëjë me disa këste dhe Celta e refuzoi këtë formulë.

Maxi Gomez ka luajtur dy sezone në La Liga, ku numëron 71 ndeshje, ka shënuar 31 dhe 10 assite. Falë formës së tij të mirë siguroi një vend në kombëtare dhe ishte prezent në Kupën e Botës në Rusi dhe në Copa America. /Agjencitë/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!