close

MERKATO: MBELLA PËRFOCIMI I KATËRT I RENOVËS

Ai ka firmosur kontratë një vjeçare 


Kamerunasi 26 vjeçar Emmanuel Mbella, pas Ermedin Adem, Burhan Mustafov dhe Bojan Miovski bëhet përforcimi i katërt me radhë i klubit të futbollit Renova në këtë afat kalimtar të dimrit. Mbella i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në disa ekipe si Gjermani, Rumani, Itali, Shqipëri, Kosovë dhe së fundit edhe në Shkup dhe Sileks në Ligën e Parë të Maqedonisë. Në një prononcim ekskluziv për Klan Maqedoni, Mbella shprehet i kënaqur me pritjen në ekipin e tij të ri dhe premton se do të japi gjithçka nga vetja për të siguruar vend në formacionin e parë, ndërsa qëllimi është që me Renovën të sigurojmë mbijetesën.

“Nëse mundemi të shkojmë në Evropë, sepse diferenca mes Renovës, Rabotniçkit dhe Akademija Pandevit nuk është e madhe. Ashtu mendoj unë.” – tha Emmanuel Mbela – Futbollist i KF Renova

Nga ana tjetër ekipi i Renovës vazhdon përgatitjet sipas plan -proramit të stafit teknik, kështu që të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e parë kontrolluese me Shkëndijën në Tetovë.

Ndërkohë që nga Federata e Futbollit të Maqedonisë kanë njoftuar se merkatoja dimërore zyrtarisht fillon nga 15 janari dhe do të zgjasi deri më 11 shkurt. /Shaban Sinani/