close

MERKATO: NIJAS LENA EDHE NJË VIT NË STRUGA TL

Kualifikimi i FC Struga Trim Lum në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut është merritë e të gjithëve të cilët kanë dhënë kontributin e tyre, por padyshim se një kontribut të veçantë ka edhe futbollisti 32 vjeçar Nijas Lena, i cili do të vazhdon edhe më tej në skuadrën strugane. Këtë për Klan Maqedoni e pohoi vet futbollisti Lena.

Po kam pasur një kontratë dhe që është vazhduar për një vit tjetër që do të thotë se edhe në sezonin e ardhshëm do të jem futbollist i FC Struga.”- tha Nijas Lena-Futbollist i Struga TL.

Struganët menjëherë pas kualifikimit në elitën e futbollit janë duke bërë parapërgatitjet e duhura në aspektin organizativ por edhe me përforcime dhe freskime të radhëve për të arritur objektivin e vetë qëndrimi në Ligën e Parë.

Me një fazë përgatitore shumë të mirë dhe pa dëmtime kuptohet objektivi i  FC Struga duhet të jetë qëndrimi në Ligën e Parë që është primare.  Besoj, pasi jemi ekip më i ri në Maqedoni dhe pastaj nuk i dihet gjatë rrugës nëqoftëse dalin gjëra akoma më të bukura janë të mirëseardhura” – deklaroi Nijas Lena-Futbollist i Struga TL. 

Struga Trim Lum e cila edhe në kampionatin e ri do të drejtohet nga trajneri Jeton Beqiri përgatitjet për kampionatin e ri 2019/2020 do t’i fillon më 24 qershor.  /Shaban Sinani/