close

MERKATO, PRINCE BOATENG NË BARCELONA

Nga Sassuolo, huazim vjen Ganezi


Barcelona ka prezantuar  Kevin-Prince Boateng, 31 vjeçarin, nga Sassuolo,si huazim  për të mbushur vendin e lënë bosh nga Munir El Haddadi. Sulmuesi me përvojë vjen nga klubi italian, ku ka luajtur 13 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar katër gola. Në karrierën e Boatengut përfshihen tre sezone te Milani dhe 35 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve. Boateng nuk do të marrë një numër dosido por pikërisht atë që ka mbajtur dikur Lionel Mesi, numrin 19.

“Kjo është një ëndërr, po pres me padurim të luaj për Barcelonën dhe të bëj maksimumin që të ndihmoj këtë skuadër. Për shumë lojtarë është ëndërr të luash në këtë klub, por ky është edhe vërtetimi se po punove mirë, ëndrrat mund të bëhen realitet”, – deklaroi Boateng pas prezantimit si futbollist i katalanëve.

Futbollisti ganez,këtë të mërkurë mund të përfshihet në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Sevillas.