Vetëm një ditë pasi që filloi merkatoja verore për futbollist nga skuadra kampione e Maqedonisë KF Shkëndija janë larguar pesë futbollist të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kampionatin e kaluar. Bëhet fjalë për Izair Eminin, Gledi Mici, Besmir Bojku, Samir Fazli dhe Bllagoja Todorovski, ndërkohë që skuadrës pritet të bashkohen dy emra të njohur si Fehran Hasani i cili në kampionatin e kaluar ishte pjesë e klubit AL Reaad në Ligën arabe si dhe braziliani i Vardarit të Shkupit, Huan Felipe.
Sa i përket Renovës edhe pse flitet për disa lëvizje sekretari Xhevdet Rustemi tha se ditëve në vijim do të mësohet çdo gjë sa i përket lëvizjeve në këtë klub. Nga FC Shkupi kanë zyrtarizuar përforcimin e parë Fatjon Jusufin, ndërasa nga ekipi janë larguar pesë futbollist të cilëve iu kishte skaduar kontrata. Anëtari i në Ligën e Parë Struga Trim Lum ka zyrtarizuar angazhimin e Artim Pollozhanit dhe Emran Ramadanin ndërsa ka vazduar kontratën me trajnerin Jeton Beqirin dhe futbollistin Nijas Lena. Lëvizje në dy ditët e para të merkatos verore ka edhe ne ekipet tjera, por ato do të publikohen ditëve në vijim. /Shaban Sinani/