close

MERKATO: PULISIQ BËHET I ÇELSIT

Londinezët druajnë nga largimi i Eden Hazardit


Kristian Pulisiq është lojtari i ri i Çelsit. Ai ka arritur marrëveshjen në mënyrë zyrtare me klubin nga Londra dhe tashmë do të jetë nën urdhrat e Sarrit.

Lajmi është zyrtarizuar nga të dy ekipet, por futbollisti do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni tek Borussia Dortmund dhe më pas do i bashkohet londinezëve.

Çelsi ka blerë kartonin e amerikanit të talentuar për plot 64 milionë euro dhe ka mposhtur konkurrencën e disa ekipeve të tjera që e kërkonin ta afronin në skuadër, një nga lojtarët më premtues dhe të talentuar.

Kalimi zyrtarisht i mesfushorit me tipare sulmuse tek Çelsi hap spirale të reja për largimin e belgut Eden Hazard në La Liga ku Real Madrid e kërkon me ngulm. 20 vjeçari që kur ka bërë debutimin në vitin 2016-të me Dortmundin në 115 ndeshje ka shënuar 15 gola. /Agjencitë/