Kampioni i europian klubi i futbollit Liverpooli ka prezantuar prurjen e parë të verës – transferimin e Sepp van den Berg nga ekipi PEC Zwolle. Klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka nënshkruar me mbrojtësin 17-vjeçar, kontratë afatgjate pas marrëveshjes që u arrit me klubin e Eredivisie.
Transferimi i Van Der Berg do të kompletohet në korrik, ka bërë të ditur klubi anglez. “Është një ndjenjë fantastike. Për mua, është klubi më i madh në botë dhe është ëndërr e bërë realitet. Jam me të vërtetë i emocionuar”, tha a Van Der Berg, për Liverpoolfc.com
Van den Berg bëri 15 paraqitje në kampionatin holandez edicionin e kaluar, duke e ndihmuar Zwollen që të përfundojë në vendin e 13-të. Në nivel ndërkombëtar ai është paraqitur për Holandën U19, ku gjithsej ka 4 paraqitje. /Agjencitë/