close

MERKATO: ZAHOV FIRMOS KONTRATË TË RE ME SHKËNDIJËN

Kontrata e re vlen deri më vitin 2021


Portieri Kostadin Zahov ka firmosur kontratën e re (2 + 1) që e mban të lidhur me Shkëndijën deri në vitin 2021. Kështu kuqezinjtë blindojnë portën për periudhën që pason, duke mbajtur në skuadër një prej portierëve më të mirë në vend. Zahov pas firmosjes së kontratës së re për faqen zyrtare të ekipit ka deklaruar “Kjo është ditë e madhe për mua, pasi me kontratën e re zgjatet qëndrimi im në Shkëndijë. Jam shumë i lumtur dhe i entuziazmuar për të kërkuar suksese të reja me këtë fanellë.”

Konstadin Zahov erdhi në Shkëndijë në janar të vitit 2016 dhe tashmë po zhvillon sezonin e katërt me ‘kuqezinjtë’. Ai shumë shpejt u bë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë dhe deri tani vetëm në ndeshjet kampionale me fanellën ‘kuqezi’ ka regjistruar 77 paraqitje, pa llogaritur ndeshjet e Kupave Europiane dhe Kupës së Maqedonisë ku ka patur performansa të shkëlqyeshme. /Shaban Sinani/