close

MERKATO: ZENI HUSMANI BËHET KUQEZI

Me Shkëndijën deri në verë të 2021


Pas Agim Ibraimit, prurja tjetër e Shkëndijës në merkaton e janarit është Zeni Husmani i cili ka firmos kontratë deri në verë të vitit 2021, ndërsa do të luajë për herë të parë në Maqedoni pas eksperiencave në Kroaci, Slloveni e Turqi.

Zeni Husmani, futbollist 28 vjeçar si mesfushor defanziv në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës turke Giresunspor, ndërsa më parë ka qenë pjesë e skuadrës kroate Shibenik dhe asaj sllovene Domzhale.

Bëhet fjalë për futbollist cilësor dhe me eksperiencë, me drejtuesit e klubit që kanë shfrytëzuar situatën e tij me klubet paraprake duke e afruar në skuadër. Ditëve në vijim pritet zgjidhja e disa barrierave administrative.

Zeni Husmani ka lindur në Çegran të Gostivarit dhe në moshë shumë të re është transferuar në Kroaci. Si profesionist u promovua te skuadra e Shibenik-ut, para se të kalonte në Slloveni ku për shtatë sezone ishte pjesë e Domzhales. Është paraqitur me përfaqësuesen e re të Maqedonisë, ndërsa Shkëndija e sjell për herë të parë të luajë në futbollin vendor. /Agjencitë/