close

MERKEL: DO BËJ GJITHÇKA PËR NJË VENDIM POZITIV PËR RMV-në

28 liderët europianë kanë diskutuar shkurtimisht mbi politikën e zgjerimit në mbëmjen e 20 qershorit të samitin europian të Brukselit. Asnjë suprizë në konkluzionet e tyre për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërië, që janë të njëjtat me ato të aprovuara nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian në 18 qershor në Luksemburg.

Por supriza ka ardhu në konferencën e shtypit të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila është shprehur që do të përdorë të gjithë peshën politike për një të mbështetur një vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut në tetor e pyetur se ç’garanci mund të japë kancelarja gjermane për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut në tetor, kancelarja gjermane i është përgjigjur:

“Çdo gjë që mund të bëj, do ta bëj, në mënyrë që të bëj të mundur një vendim pozitiv në tetor, pasi Maqedoninë e Verit ka bërë një punë ekzemplare me Marrëveshjen e Prespës. Ne e kemi diskutuar këtë dje. Bëhet fjalë vetëm për çështje javësh. Angahzimi ynë qëndron dhe unë do të përdor të gjithë peshën politke për të mbështetur një vendim të tillë” – tha Angela Merkel, Kancelarja gjermane.

Ndërkohë qasja e liderëve europianë për Shqipërinë nuk është aspak e njëjta me atë të Maqedonisë së Veriut. Në samitin e tetorit pritet të shihet nëse do të ketë një trajtim në bllok të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë ose jo. /Erisa Zykaj, Bruksel/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!