close
Bota

MERKEL KËRKON VEPRIME TË SHPEJTA KUNDËR NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Screenshot_3

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi nevojën për të përshpejtuar luftën kundër ndryshimeve klimatike, pasi numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në Gjermani arriti të enjten në 177. Merkel tha se Gjermania dhe vendet e tjera “nuk kanë bërë aq sa duhet” për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius – një qëllim ky i vendosur me Marrëveshjen e Parisit për Klimën. “Nuk duhet të pretendojmë se nuk kemi bërë asgjë, por është e vërtetë që nuk është bërë aq sa duhet për të qëndruar nën 2 gradë dhe sa më afër 1.5-shit”, u tha Merkel gazetarëve. “Kjo nuk është e vërtetë vetëm për Gjermaninë, por për shumë vende në të gjithë botën, prandaj duhet të rrisim ritmin”, tha Merkel.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia