Kënge për ditëlindje dhe lëvdata nga kryeministri dhe folës të tjerë, “si president i ardhshëm i sigurt” i Maqedonisë, mori mbrëmë kandidati Stevo Pendarovski në konventën zgjedhore që u mbajt në Shkup.
Ambicien për t’u zgjedhur kryetar i të gjithë qytetarëve të vendit, Kandidati i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski, e justifikoi me ftesën e një nga paraardhesit e tij, kandidati për kryetar shteti para 10 viteve, Imer Selmani, i cili nëse do të zgjedhej do të llogaritej Barak Obama i parë në Maqedoni.
Maqedonia evropiane është e mundur me Pendarovskin në krye, për çka kryeministri Zoran Zaev tha se është i gatshëm t’i zgjasë dorën edhe opozitës.
“Jam i gatshëm edhe selfi të bej me Mickoskin, vetëm le të zgjasë dorën”– deklaroi Zoran Zaev.
Përfundimi i konventës u kthye në festë ditëlindje për ditëlindjen e 56-të të Pendarovskit, ku në skenë u ngjitën krah politikanëve edhe bashkëshortja dhe djali i tij. /Biljana Georgievska/