Nëse nuk merren masa, paralajmërojnë grevë të përgjithshme
Përfaqësuesit e SASHK-ut në protestën e sotme përkujtuan që nuk pranojnë asnjë reformë në arsim nëse ato nuk përfshihen në ndryshimet e parapara ligjore. Të revoltuar për shkak të gjendjes momentale punonjësit në arsim përsëritën kërkesate e tyre para qeverisë si: pagë të lartë në arsim, jo tranformimin nga sektori publik dhe privat, pagesë të K-15, respektimin e ligjit si dhe marrëveshjes kolektive.
“Në arsim gjendja është katastrofale, arsimi i lartë me dekada nuk ka marrëveshje kolektive, laramani në paga, pagesa të ulëta dhe të turpshme për veprimtarinë që kryejnë”, kështu u shpreh Kryetari i SASHKU-ut Jakim Nedellkov në protestën sotme para qeverisë.
“Nëse shumë shpejt nuk gjendet zgjidhje adekuate, nga ky vend jap premtimin se do të bëj gjithçka që me metoda tjera të realizojmë të drejtat tona. Po mundohen të na përçajnë në çdo mënyrë, mes tjerash duke rritur rrogën e njërit e të tjetrit jo dhe me këtë të fajësojnë Sindikatën se nuk ka mbrojtur të drejtatat e punëtorëve. Përfundimisht në arsim gjendja është katastrofale, arsimi i lartë me dekada nuk ka marrëveshje kolektive, laramani në paga, paga të ulëta dhe të turpshme për veprimtarinë që kryejnë.”-tha Jakim Nedellkov, Kryetar i SASHK-ut.
Nënkryetari i kësaj organizate Faton Çiçe paralajmëroi se nëse nuk merren masat e duhura do të merren masa më radikale.
“Prej sot e më tutje nuk pranojmë të punojmë për këtë pagë të ulët, më të gjitha këto ngarkesa e me ligje të reja të imponuara. Dënohen dhe frikësohen arsimtarët nga Inspektorati Arsimor, nga drejtorët, jemi nën presion dhe nën motiv, mobingu është momentalisht moda në arsim. Nëse nuk realizohen kërkesat tona ne do të organizojmë grevë gjenerale, kjo nuk është kërcënim, kjo është realitet i vërtet.”-deklaroi Faton Çiçe- Nënkryetar i SASHK-ut.
Ndryshe protestat e sindikalistëve ka filluar që nga janari i vitit 2018, e cila ëshë është e shtrirë në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut, dhe ka si qëllim avancimin dhe vlerësimin e arsimit dhe mësimdhënësve, ku e njëjta mbështet edhe nga Sindikata Evropiane për arsim dhe ajo rajonale. /Lindita Aliu/