close

MËSOHEN TERMINET PËR SHKËNDIJËN DHE SHKUPIN

Katër skuadrat e Maqedonisë së Veriut që  do të prezantojnë vendin  në garat ndërkombëtare Shkëndija, Shkupi, Akademija Pandev  dhe  makedonija Gj.P tani më janë njoftuar me datat për zhvillimin  e ndeshjeve të  raundit të parë eliminatorë.

Shkëndija e Tetovës ndeshjen e parë kundër ekipit Nõmme Kalju nga Estonia, do ta zhvillojë më 9 korrik në stadiumin Kadrioru” në Talin me fillim në orën 18:00, ndërsa ajo kthyese do të zhvillohet më 16 korrik në stadiumin “Toshe Proevski” në Shkup me fillim në orën 17:00.

FC Shkupi që do të përfaqësojë vendin në Ligën Europa, ndeshjen e parë kundër ekipit Armen Pjunik do ta zhvillojë në transfertë me datë 11 korrik me fillim në ora 15:30, ndërkohë edhe pse për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Shkup. Ndërkohë Makedonija Gj.P që përballet me skuadrën armene Alashkert, është  camtuar  për  datat  11 dhe 18  korrik por ekziston mundësia  që të ketë ndryshime.

Skuadra e tretë përfaqësuese e Maqedonisë, Akademia Pandev na raundin e parë do të jetë nikoqir i skuadrës boshnjake të Zrinjski, ndeshje kjo që do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup më 11 korrik, me fillim në ora 19:00. /Shaban Sinani/

 

 

 

 

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!