Messi e vlerëson lartë Mbappen: Ai me siguri do të jetë ndër më të mirët

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Lionel Messi bëri lëvizjen e bujshme nga Barcelona te Paris Sain-Germaini.

Megjithatë, argjentinasi ka parë mjaftueshëm gjatë kësaj periudhe në kryeqytetin francez për të thënë se bashkëlojtari i tij, Kylian Mbappe, do t’i bashkohet grupit të pakapshëm të lojtarëve më të mirë në botë.

Duke folur për “TUDN Mexico”, Messi e vlerësoi francezin si një “bishë” dhe një lojtar “ndryshe”. Ai gjithashtu lavdëroi ritmin e tij dhe forcën e tij për të mposhtur mbrojtësit në situata një-kundër-një.

“Kylian është një lojtar ndryshe, një bishë që është shumë i fortë në një-kundër-një, që shkon në hapësirë, që është shumë i shpejtë, që shënon shumë gola. Ai është një lojtar i kompletuar dhe e ka dëshmuar këtë për vite me radhë. Dhe, në vitet në vijim, ai me siguri do të jetë ndër më të mirët”, tha 35-vjeçari.

Nën drejtimin e trajnerit të ri Christophe Galtier, PSG ka bërë një fillim të shkëlqyer në sezonin 2022/23 në Ligue 1.

Kampionët në fuqi kanë grumbulluar 22 pikë pas tetë xhirove – me bilanc prej shtatë e fitoreve dhe një barazimi.

Për sa i përket kontributit, Messi deri më tani ka shënuar pesë gola dhe tetë asistime, ndërsa Mbappe aktualisht kryeson listën e golashënuesve me dhjetë gola.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share