Tre-golëshin e fundit e shënoi kundër Sevilas
Lionel Messi ka shënuar tre-golëshin e 50-të të karrierës së tij duke i dhënë fitoren Barcelonës me një përmbysje spektakolare.
Mbrëmjen e së shtunës, Lionel Messi na tregoi edhe njëherë pse cilësohet si lojtari më i mirë në histori që ka luajtur sportin e futbollit.
Barcelona arriti që të shënojë fitore 2:4 fal paraqitjes së jashtëzakonshme të argjentinasit, i cili shënoi tre gola, dhe shtoi një asistim. Pas javës së 25-të në La Liga, Barcelona kryeson me 57 pikë, dhe mban distancën prej 10 pikësh me Atletico dhe Real Madrid.
Me tre golat e mbrëmshme Messi numëron 25 gola, apo tri më shumë sesa ylli i Paris Saint Germain, Cylian Mbappe, në pozitën e tretë Cristiano Ronaldo, i cili numëron 19 gola. /Agjencitë/