Mësuesi heq nishanet, kërthizën dhe bën tatuazhe deri në gjuhë e sy

Sylvain Helaine, 37 vjeç ka shpenzuar 57.000 Paund përgjatë viteve për të realizuar tatuazhe dhe modifikime në trupin e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ai ka hequr thithkat dhe kërthizën që tatuatorët të kishin një “kanavacë” më të lëmuar për të punuar dhe është thuajse 100% i mbuluar me bojë,  përfshirë gjuhën, pëllëmbët e duarve, mishrat e dhëmbëve e madje edhe kokërdhokët e syve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sylvain është nga Parisi, bën disa punë, por gjatë ditës u jep mësim fëmijëve të ciklit fillor dhe thotë se ata e pranojnë thuajse menjëherë, shkruan “Metro”. Ai punon edhe si model, performues dhe komedian.

Kam hequr 15 nishane. Ishte një ide për të qenë një kanavacë më e pastër. Do përfundoj me një bllok të tërë të zi, ndoshta kur të jem 80 apo 90 vjeç sepse është më e lehtë të bësh tatuazh në lëkura të errëta”.

Sylvain nisi të bënte tatuazhe  rreth 10 vjet më parë kur ndodhej në Londër dhe po kalonte një lloj krize në moshën 25-vjeçare. Ai pa disa persona që kishin tatuazhe dhe ndjeu se “iu hapën sytë”.

Shtresën e parë e mbarova për tre vite e gjysmë, e përfundova në Paris”, thotë ai teksa shton se tani ndodhet në të dytën.

“Babai dhe motra ime më kanë mbështetur gjithnjë. Mamaja ime e kishte të vështirë në fillim, por ajo e kupton që është një punë dhe e pranon. Pamja ime më ndihmon në rutinën e ditës sepse është si një filtër natyral, njerëzit më duan ose më urrejnë. Nuk ka të mesme. Është e dobishme”.

Megjithatë përjetimi i tij nuk funksionon njësoj me femrat. Kur ato shohin tatuazhet e tij, e përfytyrojnë menjëherë si një njeri “të dhunshëm, të rrezikshëm dhe kriminel”.  Fëmijët kanë një reagim ndryshe ndaj tij sepse nuk i “kushtojnë rëndësi pamjes”, thotë Sylvain, i cili thekson se nuk ka asnjë pendesë për gjilpërat që kanë depërtuar në trupin e tij./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share