Theresa May do të mbajë bisedime të momentit të fundit me liderët e Gjermanisë dhe Francës sot, katër ditë para se Britania e Madhe të dalë nga BE.
May do të takohet me Angela Merkel në Berlin dhe më pas me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Paris, për t’iu kërkuar të mbështesin kërkesën e saj për një shtyrje tjetër të Brexit-it deri më 30 qershor.
Kryeministrja do të jetë e pranishme në një samit emergjent të mërkurën, ku të 28 vendet anëtare të BE do të votojnë shtyrjen e kërkuar. /Agjencitë/