“Mezi po pres me ju pa”, Dua Lipa uron festën e pavarësisë pak orë para koncertit në Tiranë

Pak orë përpara koncertit të saj në Tiranë, Dua Lipa ka ndarë një video dhe disa foto me flamurin shqiptar.

E veshur me një fustan të zi dhe taka të kuqe, Dua ka uruar festën e Pavarësisë teksa pas saj ndodhet simboli kombëtar. “110 vite pavarësi. E lumtur të jem në Tiranë, Shqipëri si nënshtetësja më e re për të performuar për ju sonte shfaqjen e fundit të turit Future Nostalgia. Mezi po pres me ju pa”, ka shkruar artistja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Koncerti i Dua Lipës do të mbahet sonte në Tiranë në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00. Përveç yllit shqiptar me famë botërore, në skenë do të ngjitet edhe këngëtarja Elvana Gjata./tvklan.al

https://www.instagram.com/p/ClgfofZsjFr/?utm_source=ig_embed&ig_rid=123e7226-6c4c-425a-8dd9-86cd2eb917ac

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share