Micevski: Qeveria dhe LSDM të mbështesin projektligjin për energjinë të parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së sot ka dorëzuar kërkesë në Kuvend për mbajtjen e seancës urgjente për projektligjin e parashtruar nga VMRO-DPMNE, i cili ka të bëjë me Ligjin për energjetikë, bëri të ditur sot koordinatori i Grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski në konferencë për shtyp në Kuvend.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sipas Micevskit, Qeveria ka përshkruar disa nga masat e propozuara që ata si si VMRO-DPMNE i kanë ofruar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Atë që Kovaçevski e prezantoi nuk është e mjaftueshme. Në masat të cilat Kovaçevski i prezantoi, dëgjuam se do të kenë energji më të lirë elektrike institucionet arsimore dhe shëndetësore publike, por rastësisht apo jo, i la jashtë ndërmarrjet për menaxhim me ujin dhe ato komunale, të cilat për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike, kishin problem me likuiditetin dhe mund të çojë në rritjen e faturave të familjeve dhe ekonomisë”, tha Micevski.

Ai theksoi se kërkojnë pranim të plotë, e jo të pjesshëm të propozimit të tyre.

“Me projektligjin për energjetikë që e ka dorëzuar VMRO-DPMNE-ja, përfshihen edhe ndërmarrjet përmenaxhim me ujin dhe ato komunale që kanë shpenzime të mëdha për energji elektrike. Nëse LSDM-ja, Qeveria dhe Kovaçevski vërtet kujdesen, le ta mbështesin ligjin tonë për energjetikë”, thekson Micevski, duke shtuar se kjo drejtpërdrejtë do t’ua lehtësojë qytetarëve të mos vijë në shtrenjtimin e shërbimeve lidhur me furnizimin me ujë.

Sipas Micevskit ka kushtëzim nga ana e kryeminsitrit Kovaçevski lidhur me seancën e sotme për pyetje të deputetëve me katër propozim-ligjet, gjegjësisht ajo që dje u ofrua- ligji për energjetikë nga Qeveria, i cili, siç theksoi Micevski, nuk ka arritur në Kuvend, ligji për naftë dhe derivate të naftës i cili gjithashtu nuk ka arritur dhe gjendjet e krizave dhe huamarrja në BERZH.

Në pyetjen e MIA-s nëse VMRO-DPMNE do ta mbështesë nismën për referendum të së Majtës, Micevski tha se do të presin që nisma të vijë në Kuvend, e më pas do të dalin me qëndrim rreth të njëjtës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share