close
Top LajmeVendi

MICKOSKI DO TA NDRYSHOJË MARRËVESHJEN E PRESPËS?

Hristijan-Mickovski

VMRO-ja PËR ZGJEDHJE TË PARAKOSHME PARLAMENTARE


Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski gjatë një prononcimi në televizionin publik të vendit, në një debat me gazetarët, ka theksuar se VMRO-DPMNE-ja do të bëjë gjithcka, siç tha, ta ndryshojë padrejtësinë me Marrëveshjen e Prespës.

“ Me ndryshimin e kushtetutës ju e patë çka ndodhi dhe cka duhet të ndodhë. VMRO-DPMNE-ja si parti politike edhe tani, por edhe në të ardhmen, do të jetë kryesisht legaliste dhe do ti respektojë ligjet dhe kushtetutën dhe këtu nuk ka dilema. Këtu as unë, por as kushdo tjetër nga partia ime, por asnjë politikan nuk duhet ta bëjë të kundërtën. Fatkeqësisht, disa politikanë këtë e bënë gjatë periudhës së kaluar. Dhe, kur do ta fitojmë besimin e popullit, proceset që janë rezultat i kësaj që ndodhi në periudhën e kaluar, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë, që këto çështje t`i ndryshojmë.”

Kreu i opozitës i ka bërë thirrje shumicës parlamentare që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe ato të jashtëzakonshme parlamentare, siç tha, të ballafaqohemi me qytetarët për të parë vlerën e politikanëve.

 ‘VMRO-DPMNE-ja fuqimisht është e motivuar dhe e mobilizuar të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale ku praktikisht do ti fitojë zgjedhjet, gjithashtu do të fitojë në Ohër, në Novosellë dhe në këtë mënyrë do ti hap dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare që presim të ndodhin, nëse jo tani, të paktën në vjeshtë.’

Rreth kërkesave dhe vendimeve të organeve më të larta të opozitës, nga LSDM-ja kanë replikuar se Qeveria që e çon vendin në NATO dhe BE, është duke menduar vetëm për ekonominë dhe reformat, por duke shtuar se edhe më tej do të mendojnë për këtë sfidë të opozitës, edhe pse të premten, kur parlamenti grek ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, Këshilli Qendror i socialdemokratëve vendosi që qëndrimin përfundimtar  rreth zgjedhjeve të parakohshme ta bëjë publike gjatë javës.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia