close
Top LajmeVendi

MICKOSKI: MBI 20 MIJË QYTETARË ME DY NUMRA AMË

3C11159F-78D4-4F76-A18B-76E5D8B11397

MPB: PROBLEMI KA FILLUAR MË 1981, SHUMICA JANË FSHIRË


Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një brifing me gazetarët ka zbardhur, sic ka thënë, një skandal të ri që e quajti “Mafia 2” që ka të bëjë me keqpërdorimin e institucioneve ku një person evidentohet me dy numra amë.

Sipas informacioneve që I disponon kreu I opozitës, Hristijan Mickoski,  e që sic tha I ka marrë nga informatorët, në Maqedoninë e Veriut ka së paku 20.000 persona që kanë nga dy numra amë.

Ai ka publikuar fotografi duke I quajtur dëshmi për aferën “Mafia 2”.

Mickoski I ka bërë thirrje Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski dhe institucioneve kompetente që të përgjigjen se kur dhe si janë dhënë numrat amë të dyfishta, që sipas tij, janë shfrytëzuar për keqpërdorime të ndryshme, para së gjithash për të votuar në zgjedhje, për shkak se këta persona ekzistojnë në listën zgjedhore.

Ndërkaq, MPB-ja duke reaguar ndaj brifingut të sotëm të liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoskit, njofton opinionin se dukuria e këtillë ka filluar në vitin 1981 dhe se pas zbulimit, menjëherë është vepruar për të fshirë këta numra amë dhe se kjo procedurë tashmë një periudhë të gjatë është duke vazhduar. MPB-ja thotë se një pjesë e madhe e këtyre numrave amë tashmë janë shfuqizuar. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia