close

MICKOSKI: NA DUHET BESIMI I POPULLIT

Do të bëjmë gjithçka t’i ndryshojmë proceset e MP-së


Lideri i opozitës Kristijan Mickoski, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se i duhet mbështetja e popullit dhe fitorja e zgjedhjeve që të ndryshojë proceset që dalin nga Marrëveshja e Prespës në vend. Ai poashtu u shpreh se ky shtet është dhe do të mbetet Republika e Maqedonisë dhe ndryshimi i emrit konsiderohet si një gabim historik.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” nuk u përgjigj çfarë është ajo “gjithçka” që do të bëjnë që t’i ndryshojnë proceset që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Mickoski deklaroi se së pari duhet që VMRO-DPMNE të fitojë në zgjedhje, të formojë qeveri, dhe në ndryshim të proceseve të shkojnë hap pas hapi.

“Pasi të kemi fituar besimin e popullit me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, natyrisht, nëse shumica parlamentare ka guxim, do të shihni se cilat do të jenë hapat dhe se cilat procese VMRO-DPMNE do t’i ndryshojë në të ardhmen. Kështu që duhet të jem me të vërtetë i kujdesshëm, e kuptoj nevojën për të zbuluar sensacionalizmin para kohe por unë do të jem me të vërtetë i kujdesshëm që hapat të shkojnë njëra pas tjetrës.’deklaron Hristijan Mickoski lider i VMRO-DPMNE-së.

I pyetur rreth asaj se a do të vepronin ndryshe në lidhje me çështjen e emrit dhe këtij procesi, kreu i opozitës deklaroi se parë nga këndvështrimi i tanishëm, kanë zgjedhur rrugën e duhur.

‘Konfirmimi i qëndrimit të VMRO-DPMNE-së dhe pozitat e VMRO-DPMNE-së nëse më pyesni në lidhje me Marrëveshjen e Prespës i tregoi populli. Populli i tregoi më 30 shtator se a ishin të drejta qëndrimet e VMRO-DPMNE-së. Kështu që nëse shihet në këtë perspektivë mund të them se e kemi zgjedhur rrugën e duhur, dhe ajo ishte rruga që së bashku me popullin, rruga në drejtësi, në ndershmëri, në të vërtetën dhe rruga e Maqedonisë.’ –shprehet Hristijan Mickoski lider i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkaq, duke folur për Marrëveshjen e Prespës, Mickoski deklaroi se ky shtet është dhe do të mbetet Republika e Maqedonisë dhe ndryshimi i emrit konsiderohet si një gabim historik. /Blerona Jakupi/