Mickoski: Në takim me Qeverinë hyra i shqetësuar, dola i shqetësuar

Në Qeveri këtë pasdite është mbajtur takim rreth dy orësh në mes Kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski. Në takim siç është njoftuar është diskutuar rreth planit të opozitës për krizën energjetike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Meqenëse isha i shqetësuar para takimit, ndaj të njëjtin shqetësim edhe tani. Këto ishin fjalët e para të liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Mendoj se në periudhën e ardhshme duhet të punojmë shumë për të kapërcyer të gjitha problemet që padyshim do të na ndodhin. Sepse skenari fillestar, që të kemi në funksion të gjitha objektet tona, është i vështirë për t’u realizuar. Kovaçevski emëroi Kreshnik Bekteshin person kontaktues. Menjëherë pas takimit do ta kontaktojmë dhe do t’i japim kontaktet tona, deklaroi Mickoski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjithashtu Mickoski deklaroi se duhet të jenë funksional tre blloqet në Manastir, një bllok në Osllome dhe dy turbinat në Negotinë, duke përfshirë edhe prodhimin e energjisë elektrike përmes hidrocentraleve. Por një gjë e tillë mund të jetë vështirë e realizueshme

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share