Mickoski: Të dorëhiqet Kovaçevski nëse nuk kalojnë ndryshimet Kushtetuese!

“NË GRUPIN E PUNËS PUNOHET PËR RIDEFINIMIN E MAQEDONISË”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Informacionet për ridefinimin e Maqedonisë vijnë pikërisht nga anëtarët e Grupit të Punës për ndryshimet kushtetuese, jashtë pjesës zyrtare të punës – shprehet I prerë lideri I VMRO-DPMNE-së, sic percjell KlanM, duke përsëritur qëndrimin se po bëhen përpjekje që Maqedonia të bëhet shtet i dy popujve – Maqedonasve dhe Shqiptarëve, kurse qytetarët tjerë do të jenë pjesë të pakicave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Të ndryshohet Preambula dhe praktikisht Maqedonia të ridefinohet si shtet I dy popujve. Në tri shtylla i gadojnë bashkëqytetarët tanë edhe kjo informatë ka arritur drejtpërdrejtë nga grupi i punës” – deklaroi Hristijan Mickoski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sic njofton KlanM, I ka bërë thirrje Kryeministrit Kovaçevski që ndryshimet kushtetuese t`i vendos në rend dite në Kuvend dhe të dorëhiqet nëse nuk ka shumicën e domosdoshme.

“I bëj thirrje njeriut që është vendosur atje, Dimitar Kovaçevskit dhe njerëzve të vërtetë që udhëheqin me Qeverinë, Artan Grubin bashkë me Ali Ahmetin ta dorëzojnë në Kuvend nevojën e hapjes së Kushtetutës dhe të shohim se si do të votojnë deputetët. VazhdImisht thonë se kanë 2/3 e votave. Le të inkurajohen dhe le të votojmë dhe ta shohim rezultatin” – tha Mickoski.

Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, sic njofton KlanM, ripërsëriti se për VMRO-DPMNE-në cështja e ndryshimeve kushtetuese është temë e mbyllur dhe se në këtë përbërje parlamentare nuk do të ndryshohet Kushtetuta.

Sipas Mickoskit, VMRO-DPMNE mbështet ndryshimin e Kushtetutës sipas modelit kroat, sic thotë, është Kushtetutë e një vendi anëtar të BE-së. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share