Mijëra njerëz në Hong Kong rrethuan ndërtesën e policisë, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit për ekstradim. Policia kërkoi nga protestuesit të tërhiqen paqësisht, duke thënë se prania e tyre “do të ndikojë seriozisht” në shërbimet emergjente. Miliona njerëz kanë protestuar kundër ligjit në javët e fundit, ndërsa ka pasur edhe dhunë midis tyre dhe policisë. Ligji, i cili lejon ekstradimin në Kinë, është pezulluar tashmë. /Agjencitë/
MIJËRA VETË RRETHOJNË SELINË E POLICISË NË HONG KONG
