close
Bota

MIKE PENC: KALOI KOHA E DIALOGUT ME VENEZUELEN

160714104739-01-mike-pence-0714-restricted-super-169

Ka ardhur koha që të marrë fund tirania e Maduros“, tha zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence para venezuelanëve në ekzil në Miami. Sundimi i nacionalistit të majtë „duhet të marrë fund e madje tani.“ „Kjo nuk është koha për dialog”, u shpreh Mike Pence, zëvendëspresidenti amerikan para venezuelanëve në ekzil në Miami. „Kjo është koha për të vepruar.”

„Sipas tij në tryezë janë të gjitha opcionet. Këshilltari i presidentit, Donald Trump për sigurinë, John Bolton deklaroi në Twitter se „SHBA janë të gatshëm të ofrojnë për Venezuelën ilaçe dhe ndihma ushqimore. Ndërsa presidenti i vetëshpallur si president i përkohshëm, Juan Guaido ka bërë thirrje për „demonstratën më të madhe” në historinë e vendit të shtunën. Jo vetëm në Venezuela, edhe në Spanjë, Peru, Meksikë, Argjentinë, ku jetojnë shumë venezuelanë është bërë thirrje për demonstrata. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia