Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, arriti në Arabinë Saudite, në kuadër të një turneu në Gjirin Persik. Pompeo, i cili do të qëndrojë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha se synon ndërtimin e një “koalicioni global” kundër Iranit.
Ai tha se koalicioni do të përfshinte jo vetëm shtetet e Gjirit, por edhe vende në Azi dhe Afrikë që “janë të gatshme t’i kundërvihen”, siç u shpreh ai, mbështetësit më të madh të terrorizmit në botë. /Agjencitë/