close
Vendi

MILEVSKI: KOMUNAT E DECENTRALIZUARA, TË VARURA NGA LËMOSHA E PUSHTETIT QENDROR

Screenshot_30
PËR BORXHET LOKALE DUHET ZGJIDHJE SISTEMATIKE

Nëse me ligj, numri i të punësuarve në kumunat dhe ndërmarjet publike, do të kufizohet, do të zvoglohet presioni ndaj funksionarëve për punësim dhe do të zgjidhet problemi i papunësisë, që pastaj do të gjenerojë harxhime jothelbësore, në vend të investimeve, thotë ministri i vetqeverisjes lokale Goran Milevski për REL.
Qeveria, me ligj, kërkon që përsëri t’i shlyejë borxhet e ndërmarjeve publike, të themeluara nga komunat. Këtë, e kundërshton opozita duke thënë se kryetarët e komunave kanë dështuar në menaxhim. Ministri i vetqeverisjes lokale Goran Milevski thotë se nuk do të shlyhet i tërë borxhi por vetëm kamata.
GORAN MILEVSKI – MINISTËR I VETQEVERISJES LOKALE 
” Ndërmarjet vendosin kamata shumë të larta ndaj shtetit, kjo nuk është e logjikshme, sepse ato para duhet ti paguajë qytetari. Duhet të gjejmë një mes sa i përket ketyre borxheve. Prandaj, ka qasje të faljes së tyre, por jo të borxhit të plotë. Duhet të gjejmë zgjidhje sistematike, jo vetëm për komunat por edhe për ndërmarjet publike. Të kufizohet punësimi në administratën komunale ku propozimi ynë është që kjo të bëhet në bazë të numrit të banorëve…kështu, një kryetar komune nuk do të mund të punësojë gjatë mandatit të tij kuadro partiake pa fund, në këtë mënyrë të gjitha paratë e qytetarëve shkojnë për këto të punësuar dhe jo për investime kapitale”
Milevski thotë se, komunat e decentralizuara nuk duhet të varen nga lëmosha e pushtetit qendror, finansimi i shtetit ndaj komunave ka qasje të gabuar, shton ai.
GORAN MILEVSKI – MINISTËR I VETQEVERISJES LOKALE 
” Kemi shembuj si komuna e Gostovarit, ku kryetari vazhdimisht ankohet ndaj pushtetit qendror pasi, thotë që ka qasje jo të drejtë ndaj tij si opozitar, e nga ana tjetër kryetari i Kavadarit ka benifite nga shteti. Kemi këndvështrime të ndryshme ndaj kësaj çështjeje. Unë vlersoj se finansimi, të ardhurat buxhetore, kur kalojnë nëpër komuna, duhet bërë si në arsim, me bllok dhe kritere të qarta”
Sa i përket decentralizimit të komunave, ministri i vetqeverisjes lokale thotë se është e vërtetë që rajoni i Shkupit është më i zhvilluari por se tani, pas hulumtimeve të bëra, do të punohet me strategji të re, bazuar në përvoja evropiane, është vendosur edhe ligj për zhvillim të barabartë rajonal, përmes së cilit, ministritë janë të obliguara ta respektojnë nivelin e zhvillimit, dhe cdo vit, cdo disbalanc do të kompenzohet, thote ministri i vetqeverisjes lokale Milevski. /KlanMacedonia
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia