Militantët talibanë kanë sulmuar një pikë kontrolli të ushtrisë afgane në kufi me Afganistanin duke lënë të vrarë 20 ushtarë. Nga sulmi mbetën të plagosur 8 pjesëtarë të ushtrisë afgane. Zëdhënësi i talibanëve Qari Yusouf Ahmadi, mori përgjegjësinë për sulmin në emër të grupit. /Agjencitë/