Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Miloshovski, në një intervistë për portalin “Faktor” njoftoi se partia e tij nuk do ta bllokojë miratimin e Ligjit të ri për Prokurori me qindra amendamente, por ai mendon se partia më e madhe opozitare duhet ta propozojë shefin e ri të Prokurorisë.
“Ligji i ri nënkupton krijimin e një prokurorie të re. Nuk flas për Prokurori shtetërore, por për mbindërtimin e një prokurorie të re për krim të organizuar dhe korupsion të lartë në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike. Ajo do të jetë sublimat në mes të prokurorisë speciale të tanishme dhe prokurorisë për krim të organizuar. Ne sugjerojmë, partia më e madhe opozitare të jep propozim i cili do të jetë i miratuar nga Komisioni, për ta dërguar atë në Kuvend, ndërsa me vendimin e deputetëve zgjedhja ti dorëzohet Këshillit të Prokurorëve publik për vendimin përfundimtarë. Kuptohet ai vendim të jepet në bazë të kritereve të larta- ka deklaruar Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Miloshoski në një intervistë për portalin Faktor. /Klan Macedoni/