Adoleshentë, por edhe fëmijë të moshave më të vogla sot nga njerëzit e parë të disa institucioneve financiare morën këshilla si të kursejnë, por porosinë për “harxhim të mençur të parave” t’ua përcjellin edhe prindërve të tyre. Ministri i Financave Dragan Tevdovski ishte nikoqir i mini-panairit për edukim financiar që në moshë të vogël.
Fëmijët më të rritur më mirë e kuptuan mësimin e sotëm, në sheshin përpara Ministrisë së financave:
“Sot na mësuan se duhet të kursehen paratë si dhe si të kursehen, dhe ishte shumë argëtuese…Kështu që të kemi llogarinë ku mund t’i kursejmë, dhe të jemi pak më të përgjegjshëm me paratë, dhe t’u themi prindërve tanë të mos harxhojnë aq shumë para në gjëra të kota! “Këtu ka më shumë kompani të cilat na treguan si të mbrohemi nga vjedhësit, që të jemi më të sigurtë. Na dhanë fletushka dhe kur të shkojmë në shtëpi duhet t’ua japim prindërve që edhe ata t’i lexojnë.”-deklaron njëra nga nxënëset.
Por më të vegjëlit patën çanta të mbushura me broshura, ngjyroska, lapsa dhe fletushka, nga të cilat më vonë do ta kuptojnë përse është mirë të kenë librezë kursimi dhe si përfitohet prej kamatës:
“Si të kursejmë…të mos harxhojmë para…harrova…të mos harxhohen paratë dheee të mos …harxhohet gjithçka, tani do të shkoj!”-shprehet njëri nga fëmijët e vegj
Përveç për më të vegjëlit , ministri Dragan Tevdovski mendon se sqarimet u duhen edhe të rriturve:
“Ka sqarime të ndryshme për tema të ndryshme të rëndësishme, për shembull si qytetarët të jenë të mbrojtur gjatë shfrytëzimit të kartelave të tyre të kreditit ose ato debitore, pastaj edhe fusha të tjera të ndryshme të cilat janë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të tyre.” -shprehet Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.
Për guvernatoren e Bankës Popullore, njerëz të udhëzuar financiarisht d.m.th garancë për stabilitet ekonomik të vendit, përfundim i nxjerrë nga kriza e fundit financiare në botë:
“Niveli më i lartë i edukimit financiar, në praktikë, por edhe hulumtimet empirike tregojnë së ka lidhje të ngushtë me stabilitetin ekonomik në çdo ekonomi.”-tha Anita Angellovska Bezhovska, BPRMV.
Kjo është vetëm një pjesë e edukimit të zakonshëm financiar që në vendet më të zhvilluara rregullisht plasohet në kanale të ndryshme para qytetarëve, që ti evitojnë hapat e rrezikshëm, huatë e shtrenjta të bankare dhe kreditë me kamata të larta, shfrytëzimi I më shumë kartelave të kredidit të cilat më vonë vështirë i menaxhojnë, por edhe ta mbrojnë veten dhe pronën e tyre përmes produkteve të sigurimit, në vend që pastaj të kërkojnë kompensim nga shteti, siç ndodh shumë shpesh në Maqedoni. /Biljana Georgievska/