Kryeministri Zoran Zaev gjatë debatit në kuvend prezantoi ministrat e rinj Angelovskën dhe Xhemailin. Nga VMRO –DPMNE theksuan se vendi gjendet në agoni politike e cila duhet sa më shpejtë të përfundojë. Deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski nga foltorja kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Zaev.
Opozita do ta shfrytëzojë deri në fund kohën e paraparë për diskutim në debatin për zgjedhjen e ministres së re të Financave.
Dhjetëra deputet të VMRO DPMNE-së u paraqitën për replikë ndaj fjalimit të kryeministrit. Deputetët e opozitës kryesisht parashtruan pyetje për gjendjen ekonomike, e deputeti Vllatko Gjorçev e pyeti ministren e re, Nina Angellovska se a jep para në dorë sepse ka informacion se IT personel paguhet 12500 denarë, aq sa është rroga minimale.
Angellovska nuk kishte mundësi procedurale të përgjigjet, e në vend të saj u përgjigj kryeministri, Zoran Zaev
Pas replikave, koordinatori i grupit parlamentar i VMRO DPMNE-së, shprehu skepticizmin e tij ndaj funksionareve të rinj. U përgjigjen edhe deputetët e shumicës. Debati për zgjedhjen e ministrave është i kufizuar në dy ditë. /Klan Macedoni/