close
Vendi

MINISTRAT E JASHTËM TË BE-së DISKUTOJNË PËR NEGOCIATAT

nego

NË PARIM DAKORD QË TË NISIN BISEDIMET PARA 1 KORRIKUT


Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhely ka bërë përpjekjen e radhës për të bindur Ministrat e Jashtëm të BE-së që të arrijnë sa më shpejt konsensus në miratimin e kornizave negociatore me Tiranën e Shkupin brenda datës 1 Korrik kur përfundon mandatin presidenca portugeze.

“Ne diskutuam për hapjen sa më shpejt të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mund t’ju konfirmoj se në vija të përgjithshme të gjitha shtetet anëtare të BE-së duan të shohin lëvizje në këtë drejtim. Ne kemi diskutuar me autoritetet bullgare për të zhbllokuar procesin pasi atje ka ende debate në krijimin e qeverisë së re, po shpresojmë që arrijmë që brenda presidencës portugeze, të marrim një vendim pozitiv”.

“Ne do shtojmë përpjekjet që kuadri negociator me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe konferencat e para ndërqeveritare do të miratohen përpara përfundimit të presidencës portugeze më 1 Korrik, pasi të gjitha kushtet janë plotësuar”.

Muajin e kaluar, 9 ministra të Jashtëm të BE-së i bënë thirrje kryediplomatit Josep Borrell, që të zhvillohet një diskutim strategjik për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe mbajtjen sa më shpejt të konferencave ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia