Ministri Bekteshi siguron se nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës elektrike

NGA 1 QERSHORI NUK DO TË VLERË VENDIM PËR NGRIRJE TË ÇMIMEVE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Qytetarët nuk do të paguajnë fatura më të larta për energji elektrike, të paktën deri në fund të vitit. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi siguroi se, nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës nga 1 korriku deri në fund të vitit, njofton KlanM.

Ai tha se muajin e ardhshëm do të bisedohet për modelin e rij të përllogaritjes së çmimit të energjisë elektrike. Sa i përket paralajmërimeve për rritje të TVSH-së, ai tha se edhe po të ndodhë, qytetarët nuk do të marrin fatura më të larta.

“Ne kemi mekanizma tjera me të cilat mundemi t’u dalim në ndihmë qytetarëve dhe nëse flasim vetëm për ato 8% unë prej sot ju garantoj se ato 8% do të ulen nëse ka nevojë në parametra tjera në vërtetimin e çmimit. Por kjo nuk do të thotë se vetëm 8% do të ulet. Ka mundësi më tepër se 8%. Dhe ja sot publikisht ju them që qytetarët nuk do të paguajnë fatura më të larta për energji elektrike nga ajo e mëparshmja por do të jetë e kundërta, do të paguajnë më pak nga ajo që e kemi momentalisht” – tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Ministri, sic njofton KlanM, poashtu njoftoi se, nga një qershori nuk do të vazhdojë më vendimi i Qeverisë për ngrirje të çmimeve për pemë dhe perime.

“Nëse ka keqpërdorime nga ana e tregtarëve, nga dita kur nuk do të vazhdojë ai vendim për ngrirje të çmimeve të produkteve, ne do ta ndjekim situatën në bazë ditore dhe do të ketë masa të ndryshme” – tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Bekteshi nuk e sheh të nevojshme vazhdimin e kësaj mase, pasi vlerëson se, veç më ka ulje të çmimeve të disa produkteve. Ai po ashtu tha se, ka rënie të ndjeshme të inflacionit në pjesën e produkteve ushqimore dhe pret që në qershor inflacioni të jetë më i ulët dhe 10 përqind. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share