close
Top LajmeVendi

MINISTRI FILIPÇE VAKSINOHET ME “SINOFARM”

88BE92B2-1568-46A3-8B98-FD1204F48715

Në punktin më të madh të vaksinimit në vendin tonë, në Arenën “Boris Trajkovski”, Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid.

Ministri Filipçe është vaksinuar me “Sinofarmin” kinez. Dje, po me këtë vaksinë u injektua edhe Kryeministri Zoran Zaev.

Filipçe u bërë thirrje qytetarëve që të imunizohen.

“Pandemia na mësoi se duhet të jemi bashkë për të respektuar masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga virusi që bazohen në parime universale. Ja edhe tani duhet të jemi bashkë për të vënë si prioritet procesin e vaksinimit, si një nga elementët kyç me të cilën mund të ndryshohet pasqyra e përgjithshme e pandemisë në vendin tonë” – tha Ministri Filipçe.

Ministri Filipçe theksoi se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe janë zhvilluar në platforma të sigurta kurse efektet anësore janë shumë të vogla.

“Unë sot e mora vaksinën “Sinofarm” dhe të gjitha vaksinat janë të sigurta për t`u përdorur. Sistemi I vaksinimit zbatohet mirë” – ka thënë Ministri Filipçe.

Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar më shumë se 12.000 qytetarë, me cka numri I përgjithshëm I të vaksinuarve në vendin tonë shkon në mbi 104 mijë.

Nga MSH-ja njoftojnë se nga numri I përgjithshëm I të vaksinuarve, 84.000 kanë marrë dozën e parë, derisa 20.000 qytetarët kanë marrë dy doza e vaksinave kundër COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia