close
Rajoni

MINISTRI I JASHTËM GJERMAN VIZITON PRISHTINËN DHE BEOGRADIN

A39E8D64-9BA1-413A-8D47-72D86D561508

NË FOKUS: DIALOGU DHE PROCESI I BERLINIT


Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, viziton këtë të enjte Kosovën e më pas do të shkojë edhe në Serbi. Dojçe Vele njofton se në qendër të vëmendjes do të jetë dialogu dy palësh për normalizimin e marrëdhënive  ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe procesi i Berlinit.

Në prishtinë kryediplomati gjerman do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla. Të premten ai do të jetë në Serbi për të zhvilluar takime me presidentin, Aleksandar Vuçiq, kryeministren, Ana Brnabiq dhe homologun e tij serb, Nikola Selakoviq.

Duke folur të mërkurën në Berlin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Adebahr

 tha se në qendër të vëmendjes  si bisedimeve do të jenë çështje bdypalëshe,  dialogu për normalizimin e marrëdhënieve  mes Serbisë dhe Kosovës dhe  Procesi i Berlinit. 

Radioja gjermane thotë se vizita e Maasit në rajon vjen paksa e papritur.  Kohët e fundit  në kancelaritë e vendeve evropiane ishte diskutuar për një nonpaper të qeverisë sllovene për ndryshimin e kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë dhënë DW, ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth, tha se ‘këto janë fantazi që i takojnë së kaluarës dhe tha se askush në Evropë nuk ka interes për to’.

Vizita e kryediplomatit gjerman, po ashtu, pason një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, drejtuar homologes nga Kosova Vjosa Osmani, ku ndër të tjera thuhet se lipsen kompromise të dhimbshme për normalizimin e dialogut Serbi-Kosovë. 

Ministri gjerman i punëve të jashtme Heiko Maas e ka vendosur si prioritet Ballkanin Perëndimor për të këtë vit, e sidomos normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Në fillim të vitit, ai zhvilloi një sërë takimesh fizike dhe virtuale me homologët e tij nga Ballkani Perëndimor. ‘Zgjedhja e Joe Biden si President i SHBA ofron mundësinë për të vepruar edhe një herë në nivel  transatlantik dhe me vendosmëri për pajtimin, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor,’ – thuhej në një deklaratë të MPJ gjermane asokohe në Berlin. 

Gjermania do të jetë mikpritëse e konferencës së radhës  e Procesit të Berlinit. Në këtë kuadër është paraparë që në verën e këtij të bëhet edhe konferenca e fundit e këtij formati nën drejtimin e kancelares Angela Merkel./Klan Macedonia&DW/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia