close

MINISTRIA E SHËNDETËSISË: EDHE NJË VIKTIMË NGA FRUTHI

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mbrëmë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka ndërruar jetë një foshnje 13 muajshe nga rajoni i Tetovës, nga komplikimet e shkaktuar nga fruthi. Siç thuhet fëmija nuk ka qenë i vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë, përmes komunikatës ka shprehur keqardhje për vdekjen e fëmijës duke bërë thirrje tek të gjithë prindërit, që me përgjegjësi t’i kuptojnë rekomandimet për vaksinimin e fëmijëve që mbron nga sëmundjet serioze infektive. Siç thuhet në komunikatë, vaksinimi është gratis kurse ata janë me kualitet të kontrolluar. /Klan Maqedoni/